Shkup: Profesori i shkollës së mesme suspendohet pas denoncimit për ngacmim seksual





Profesori i shkollës së mesme të artit “Lazar Liçenoski”, ndaj të cilit është dorëzuar denoncim për ngacmim seksual të një nxënëseje, është suspenduar, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

– Inspektorati Shtetëror i Arsimit po vepron. Rasti është denoncuar në polici – theksoi Janevska.

​Më datë 9 të këtij muaji, në ora 17:30, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga Shkupi, mësimdhënës në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në periudhën prej 25.02.2026 deri më 02.03.2026 ka shqetësuar një nxënëse 18-vjeçare dhe ka kërkuar nga ajo të kryejnë marrëdhënie seksuale. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës – informuan nga MPB.

​Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masa parandaluese – marrjen e dokumentit të udhëtimit, ndalimin e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale dhe ndalimin e afrimit të profesorit të shkollës së mesme të artit “Lazar Liçenoski”, i cili dyshohet për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj nxënëses së tij, informuan nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo