Iftar madhështor në qendër të Gostivarit, Valbon Limani: Iftari na bashkon, do të mbetet traditë e Gostivarit





Mbi një mijë besimtarë myslimanë u ulën në një iftar të përbashkët (darkë) në ambient të hapur në Gostivar. Iftari i sivjetshëm u organizua nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Myftinia e Gostivarit.

Kryetari i komunës, Valbon Limani, i falënderoi besimtarët për pjesëmarrjen në darkën e shtruar në rrugën “Ilindenska” dhe kujtoi se ky është aktiviteti i dytë që organizohet me rastin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

– Ky iftar përcjell mesazhin e solidaritetit, bashkimit dhe mirësisë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit. Uroj që ky iftar të mbetet traditë edhe për shumë vite në të ardhmen, tha Limani.

Myftiu i Gostivarit, Sabahudin Zendeli, theksoi se ky aktivitet është njëkohësisht edhe ibadet (praktikë fetare) dhe falënderoi për bashkëpunimin me pushtetin lokal që ndihmoi në organizim, duke theksuar se kështu gëzimin e iftarit e përjetojnë të gjithë qytetarët e Gostivarit.

Ushqimi dhe pijet për darkën u siguruan nga donacionet e individëve dhe kompanive. Iftari i parë i hapur u organizua nga Komuna e Gostivarit edhe vitin e kaluar.

Iftar madhështor në qendër të Gostivarit, Valbon Limani: Iftari na bashkon, do të mbetet traditë e Gostivarit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo