U mbajt takimi i parë i Grupit Punues për ndryshime urgjente ligjore, për mbrojtje më të fuqishme të grave viktima të dhunës
Me qëllim forcimin e mbrojtjes sistemike të grave viktima të dhunës dhe përmirësimin e kornizës ligjore, sot u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për monitorimin, analizimin dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit kombëtar për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, si dhe për përgatitjen e propozim-ndryshimeve urgjente në legjislacion.
Në këtë takim pune morën pjesë zëvendësministri i Politikës Sociale, I Demografisë dhe të Rinjve , Gjoko Velkovski, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Takimi u mbajt në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në përputhje me përfundimin e miratuar në mbledhjen urgjente të Trupit Nacional Koordinues për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.
Grupi Punues do të punojë për ndryshime dhe plotësime në disa ligje, ndër të cilat:
– Ligji për kompetencat policore;
– Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje;
– Ligji për mbrojtje sociale;
– Ligji për drejtësinë për fëmijët;
– Ligji për ndihmë juridike falas;
– Ligji për procedurë penale;
– Ligji për procedurë civile;
– Ligji për pagesën e kompensimit financiar për viktimat e veprave penale me dhunë.
Anëtarët e Grupit Punues janë përfaqësues të nominuar nga institucione relevante dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë: Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve,
Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Drejtësisë, sektorin joqeveritar, gjykatat kompetente, Prokurorinë Publike, përfaqësues nga komuniteti akademik dhe nga Kuvendi. Në punën e grupit janë përfshirë gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori ndërkombëtar.
Në takim u konstatua se çdo institucion deri në mbledhjen e radhës duhet të dorëzojë propozime konkrete për ndryshime ligjore, si dhe për ndryshime në

