Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për emisionin “Podium” në Ora24 TV theksoi se në vend nuk do të ketë migrantë dhe se kjo, sipas tij, është një temë e shpikur nga Venko Filipçe. Ai shtoi se këtë e ka konfirmuar edhe ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në vend, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë negociata për një çështje të tillë informon Tetovasot.
“S’ka burim më kredibil se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në shtet, i cili tha se nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë negociata për migrantë nga Mbretëria e Bashkuar që do të pranoheshin këtu”, theksoi Mickoski.
Kryeministri shtoi se jo vetëm që nuk do të ketë kampe për migrantë, por as aplikues të pasuksesshëm për azil që do të vendosen në vend. Ai tha se tashmë ka ardhur marsi dhe nuk ka ndodhur asgjë nga ato që, sipas tij, i paralajmëroi opozita.
“Që të mos keqkuptohem, jo vetëm kampe për migrantë, por as ata që janë aplikues të pasuksesshëm për azil nuk do të vendosen këtu. Le të gjejnë vetëm një rast të tillë dhe ne do të dalim publikisht të kërkojmë falje. Por ata vazhdojnë të thonë se kemi gënjyer. Vetë ambasadori tha se diçka e tillë nuk ekziston. Kaloi marsi, po vjen prilli, ndërsa ata thoshin se migrantët do të shëtisin nëpër rrugë. Jo vetëm që nuk ka migrantë, por as nuk do të ketë”, deklaroi Mickoski.TS