Kryetari i Komisionit për organizimin e Kongresit të Aleanca për Shqiptarët, Valbon Limani, ka deklaruar se partia është e gatshme të rifreskojë organet e saj partiake dhe të hapë rrugë për përfshirje më të gjerë brenda strukturave informon Tetovasot.
Në një deklarim publik, Limani theksoi se procesi i Kongresit synon jo vetëm organizimin e brendshëm të partisë, por edhe forcimin e saj me energji dhe ide të reja.
Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët është e përgatitur të bëjë rifreskimin e strukturave dhe radhëve partiake, duke synuar një organizim më efikas dhe një përfaqësim më të gjerë të anëtarësisë.
Limani, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për organizimin e Kongresit, theksoi se ky proces do të jetë një hap i rëndësishëm për konsolidimin e partisë dhe përgatitjen e saj për sfidat politike që e presin në periudhën e ardhshme transmeton Tetovasot.
Ai shtoi se Kongresi pritet të jetë një moment i rëndësishëm për partinë, ku do të diskutohen edhe drejtimet e ardhshme politike dhe organizative të saj.