Vellkovski: Teknologjia asistive është instrument kyç për pjesëmarrje të barabartë të personave me aftësi ndryshe në shoqëri

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot mori pjesë në eventin me titull: “Përfaqësimi për përfshirje digjitale”, në organizim të “ZETA”- Shoqatës për Aftësi Ndryshe dhe Drejtësi, dhe Shoqatës për Teknologji Asistive “Hapni Dritaret”. I njëjti organizohet si pjesë e projektit të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, përmes programit “Civika Mobilitas”.

Eventi i bashkoi përfaqësuesit e institucioneve, të organizatave të personave me aftësi ndryshe, të organizatave të shoqërisë civile dhe të komunitetit të ekspertëve, me qëllim hapjen e diskutimit për sfidat dhe mundësitë mbi avancimin e sistemit për sigurimin dhe përdorimin e teknologjisë asistive, si dhe mbi avancimin e përfshirjes digjitale.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, theksoi rëndësinë e teknologjisë asistive si një instrument kyç për pjesëmarrjen e barabartë të personave me aftësi ndryshe në shoqëri.

“Në shoqërinë bashkëkohore, teknologjia asistive nuk është më vetëm zgjidhje teknike. Ajo përfaqëson mjet të fuqishëm për pjesëmarrje, për mundësi të barabarta dhe për jetë të pavarur. Ajo u mundëson personave me aftësi ndryshe të lëvizin, të komunikojnë, të mësojnë, të punojnë dhe të marrin pjesë aktive në komunitet në baza të barabarta me të gjithë të tjerët” – theksoi Vellkovski.

Ai shtoi se sigurimi i teknologjive të përshtatshme asistive në sistemin arsimor, përfshirë edhe arsimin parashkollor, është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mjedisit gjithëpërfshirës, në të cilin çdo fëmijë do të ketë mundësi ta zhvillojë potencialin e tij.

Në kuadër të eventit u mbajtën edhe diskutime tematike dhe punëtori të dedikuara për sfidat institucionale dhe zgjidhjet e mundshme të përmirësimit të sistemit të teknologjisë asistive. Pjesëmarrësit patën mundësinë të kontribuojnë në mënyrë aktive në hartimin e rekomandimeve konkrete që do t’u dorëzohen institucioneve kompetente.

Qëllimi i projektit “Përfaqësimi për përfshirje digjitale” është të kontribuojë drejt avancimit të të drejtave të njeriut të personave me aftësi ndryshe, përmes përfaqësimit sistematik, përforcimit të kapaciteteve të organizatave, si dhe përmirësimit të politikave institucionale, në përputhje me Konventën e të Drejtave të Personave me Ndryshe.
Vellkovski: Teknologjia asistive është instrument kyç për pjesëmarrje të barabartë të personave me aftësi ndryshe në shoqëri

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo