20 mijë euro gjoba nëse “Pompat” e kanë fsheh naftën!

Në pesë ditët e fundit 25 njësi inspektorësh ishin në terren në “gjah” për manipuluesit e karburanteve. Nga Inspektorati shtetëror i tregut thonë se nëse pikat e karburantit fshehin qëllimisht karburantin dhe nuk e shesin atë edhe pse kanë rezerva, me qellim për të pritur dhe për ta shitur me çmim më të lartë, kjo konsiderohet shkelje e Ligjit të Tregtisë dhe Ligjit për derivatet e naftës. Nga ky inspektorat për TV21 thanë se në pesë ditët e fundit janë kryer kontrolle në qindra subjekte, si në kuadër të planit aksional, ashtu edhe pas denoncimeve të qytetarëve.

“Sipas procesverbaleve të inspektorëve nga terreni në 32 subjekte është konstatuar mungesë e rezervave të karburanteve. Sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, Ligjit për tregti dhe Ligjit për derivate të naftës nëse kanë karburant – ata duhet ta shesin atë me çmimin aktual. Përndryshe gjobat janë nga 5,000 deri në 20,000 euro për personin juridik (kompaninë); nga 500 deri në 1,500 euro për personin përgjegjës në kompani dhe në raste të caktuara mund të ketë një revokim të përkohshëm të licencës ose një ndalim për kryerjen e këtij aktiviteti”, thonë nga Inspektorati shtetëror i Tregut.

Nga ana tjetër kryeministri Mickoski tha se ka rezerva të mjaftueshme të derivateve në vend, duke shtuar se edhe subjektet e hidrokarbureve janë të detyruar me ligj tu vinë në shërbim konsumatorëve. Madje ai tha se u kanë hapur dyert edhe shtetasve fqinjë që të vijnë të mbushin derivate me të lira.

“Janë kryer rreth 1 mijë kontrolle nga Inspektorati shtetëror i tregut, janë konstatuar rreth 30 lëshime, një pjesë e tyre janë të karakterit më të madh dhe një pjesë tjetër janë të karakterit më të vogël. Sipas ligjit dhe rregullave do të ndërmerren masa, kuptohet në shqiptimin e gjobave ndaj atyre që janë sjell jo fer, përkatësisht për praktika të pa drejta tregtare”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Autoritet thonë se në këtë fillim krize nuk do të ndërmerren masa për uljen e akcizës apo tatimit të vlerës së shtuar për hidrokarburet, pasi që në bursat botërore nga dje çmimi i karburanteve ka shënuar rënie, nga 120 dollarë amerikanë për fuqi në 85 dollarë amerikanë për një fuqi nafte në tregun botërorë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo