Vetura bie nē gropën e Bilall Kasamit – Komunës së Tetovës (FOTO)





Një veturë ka rënë në një gropë në hapësirën ku po zhvillohen punime për ndërtimin e një pjese të objektit të Komunës së Tetovës, përcjell TS.

Ende nuk dihet se si vetura ka përfunduar në gropë, ndërsa nga pamjet që shihen se vetura nuk ka pësuar dëmtime të mëdha materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e policisë, të cilat po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur incidenti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo