Tetovë: Të miturit i merret telefoni në një fushë futbolli





Një rast grabitjeje është raportuar në rajonin e Tetovës. Siç raporton Tetovasot, më 10 mars rreth orës 17:15 në SPB Tetovë, A.B. (52) nga fshati Dobroshtë ka denoncuar se në një fushë futbolli i është marrë telefoni celular djalit të tij të mitur.

Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rastit, shkruan Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo