Më 10.03.2026, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore Civile në Shkup për caktimin e masës urgjente të largimit nga shtëpia për personin L.B. (68) nga Shkupi, për shkak të ushtrimit të dhunës në familje.
Ngjarja ka ndodhur më 09.03.2026, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policisë arrestuan personin në fjalë pas një denoncimi paraprak. Sipas raportit, në shtëpinë familjare në rajonin e Kisella Vodës, ai kishte drejtuar kërcënime me një mjet të mprehtë ndaj djalit të tij 35-vjeçar.
Gykata ka nxjerrë vendim me të cilin personit L.B., në cilësinë e kryesit të dhunës në familje, i shqiptohet masa urgjente mbrojtëse: largim i menjëhershëm nga shtëpia për një kohëzgjatje prej 30 ditësh.