Barcelona ka arritur t’i shpëtoj disfatës në sekondat e fundit në ndeshjen ndaj Newcastle.
Katalonasit barazuan 1:1 në Angli në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Barnes kaloi vendasit në epërsi në minutën e 86-të, pas një gabimi në mbrojtjen mysafirë.
Por, në sekondat e fundit Barcelona fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi Lamine Yamal.
Në përgjithësi, Barcelona zhvilloi një ndeshje të dobët dhe barazimi mund të konsiderohet rezultat pozitiv, marrë parasysh se ndeshje e kthimit luhet në “Camp Nou” të mërkurën tjetër.