Gjuajtja me armë natën e Vitit të Ri në Gostivar, policia u ngre padi dy personave





Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar ka dorëzuar padi penale kundër personit A.I. (18) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe kundër personit E.I. (34) po ashtu nga Gostivari, për veprën penale “dhunë”. Ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2025 në një objekt hotelierik në Gostivar, ku pas një zënke paraprake, të denoncuarit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes vete, gjatë së cilës i denoncuari i parë ka shkrepur katër plumba me pistoletë për sinjalizim dritë-zë, prej të cilëve njërin në drejtim të të denoncuarit të dytë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo