Parlamenti miraton Ligjin për prodhim organik bujqësor, hap i rëndësishëm për fermerët





Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se Parlamenti ka miratuar sot Ligjin për prodhim organik bujqësor, duke e cilësuar këtë si një lajm shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe për prodhuesit vendorë. Sipas tij, ky ligj shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit bujqësor dhe përafrimit me standardet evropiane.

Hoxha theksoi se ligji krijon një kornizë moderne për zhvillimin e prodhimit organik, duke forcuar kontrollin dhe transparencën në treg, si dhe duke ofruar mbështetje më të madhe për fermerët, veçanërisht për prodhuesit e vegjël dhe ekonomitë familjare. “Me miratimin e këtij ligji hapen mundësi të reja për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, forcimin e besimit të konsumatorëve dhe zgjerimin e potencialit për eksport në tregun evropian”, ka theksuar Hoxha.

Ai shtoi se ky hap përbën një zhvillim të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë dhe për krijimin e kushteve më të mira për prodhuesit vendorë në vend.

Parlamenti miraton Ligjin për prodhim organik bujqësor, hap i rëndësishëm për fermerët

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo