Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i bëri thirrje deputetit Ilir Demiri që të kthejë mandatin e deputetit, pasi ky i fundit vendosi t’i bashkëngjitet VLEN-it. Sela vlerëson se që nga largimi i Demirit nga ASH, asnjë deklaratë apo veprim i tij nuk ka qenë në përputhje me qëndrimet e partisë, duke shtuar se Demiri në vazhdimësi ka përgënjeshtruar vetveten.
“Unë distancohem nga çdo veprim politik ashtu siç u distancuam me rastin kur votoi ligjin për ‘Safe City’, krijoi Badenterin për t’u zgjedh Avokati i Popullit. Kështu që jemi distancuar dhe është çështja e tij cilat do të jenë hapat e tjerë politik, por në aspektin etik dhe moral, ai ka marrë mandat si deputet i ASH dhe ai duhet ta dorëzojë atë mandat”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH.