Nga 17 marsi Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia do të lidhen me fluturim të ri të drejtpërdrejt ndërmjet Ohrit dhe Bratislavës.
“Hapja e linjës së drejtpërdrejt ajrore është edhe një hap para drejt fuqizimit të kontakteve ndërmjet dy shteteve tona, para së gjithash në turizëm dhe në biznes. Besojmë se kjo do të kontribuojë për fuqizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriut”, theksohet në publikimin në Fejsbuk të Ambasadës së Sllovakisë në vend.
Nga Ambasada theksojnë se linja e re ajrore e drejtpërdrejtë hap mundësi të reja për turistët nga Maqedonia të cilët do të kenë mundësi ta vizitojnë Bratislavën dhe Sllovakinë, t’i njoftojnë qytetet e saja historike, natyrën, kulturën dhe gastronominë.
Njëherësh, shtohet në publikim, linja e re ajrore do tu mundësojë vizitorëve nga Sllovakia që t’i zbulojnë bukuritë e Ohrit dhe liqenin e tij të veçantë, i cili është një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore dhe kulturore në rajon.
2026 Bratislava: 2- Hour Private Walking Tour – with Reviews
Linjën e re ajrore para rreth dy muajve më parë e paralajmëruan ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorja sllovake në vend, Iveta Hricova në një takim në Shkup. Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi në atë kohë se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të trafikut ajror, ndërsa vendosja e kësaj linje ajrore do t’i afrojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.