Mexhiti për akuzat e BDI-së: Nuk i kanë mirë matematikat, ta tejkalojnë veten





Lidhur me akuzat e BDI- Çair se projekti për kampusin e UNT-në mund të zgjas, njëri nga liderët e VLEN,
Izet Mexhit me përgjigje se opozita e ka gabim dhe se në raste të këtilla me peshë historike, duhet ta
tejkalojnë veten.

“Unë e kuptoj që opozita edhe duhet të kritikojë, por ndonjëherë duhet të dalin nga vetja, sepse nuk
janë në vijë të detyrës. Në raste të këtilla kur ndodhë investim historik, më i madhi në arsimin shqip në
këto raste opozita duhet të tejkalojë veten dhe të thonë se kjo është punë e mirë, mund ta kritikojnë
VLEN-in për këtë apo atë, por për këtë rast është dashur të dalin nga vetja, sepse kjo kontribuon në
arsimin shqip”, ka thënë Mexhiti në intervistën për Alsat-M.

Shton, se akuzat e tyre madje nuk mbajnë aspak.

“Kjo nuk mban, nuk i kanë mirë matematikat”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo