Aksion në Liqenin e Ohrit: Policia kufitare arreston tre shtetas shqiptarë, sekuestrohen varkat dhe rrjetat





Gjatë periudhës nga data 6 deri më 8 mars 2026, në dy aksione të ndara kontrolli, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” kanë arrestuar tre shtetas të Republikës së Shqipërisë: J.C. (53), E.B. (50) dhe A.Sh. (21).

​Sipas njoftimit të policisë, personat në fjalë kanë hyrë ilegalisht me mjete lundruese duke kaluar kufirin shtetëror liqenor maqedono-shqiptar. Ata janë kapur nga patrulla policore në ujërat territoriale të Maqedonisë së Veriut gjatë kryerjes së veprës penale “peshkim i paligjshëm”.

​Me urdhër të prokurorit publik, personave u janë sekuestruar mjetet lundruese, rrjetat e peshkimit si dhe sasia e peshkut të zënë.

​Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale sipas Nenit 229 të Kodit Penal për “peshkim të paligjshëm” dhe sipas Nenit 9 të Ligjit për Kontroll Kufitar për “kalim ilegal të kufirit shtetëror”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo