Guradiola flet para përballjes me Real Madridin





Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka theksuar rëndësinë e personalitetit dhe mentalitetit te skuadra e tij teksa sezoni tashmë ka hyrë në fazën vendimtare.

Para sfidës së Manchester City ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve dhe finales së Carabao Cup kundër Arsenal, Guardiola ka theksuar se identiteti individual dhe i skuadrës ka më shumë rëndësi se rezultati.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për fitore apo humbje, por për të qenë vetvetja si individë dhe si ekip,” ka deklaruar trajneri spanjoll.

Guardiola vlerësoi fokusin, qëndrueshmërinë dhe mentalitetin e lojtarëve, duke përmendur veçanërisht yjet e rinj si Nico Gonzalez dhe Nico O’Reilly për qetësinë dhe punën e tyre të palodhur.

Ai gjithashtu nënvizoi sfidën e menaxhimit të nivelit të performancës me rotacionin e lojtarëve dhe dëmtimet, duke theksuar se mentaliteti është çelësi që lejon Manchester City të konkurrojë në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë Premier League, FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo