Batincë: Pas sherrit familjar, 40-vjeçari fsheh dy pistoleta te djali i mitur – përfundon në pranga





Mpb njofton se më datë 07.03.2026, rreth orës 14:30, në fshatin Batincë, komuna Studeniçan, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup kanë privuar nga liria S.D. (40) nga i njëjti fshat, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga një i afërm i tij 32-vjeçar.

Sipas denoncimit, rreth orës 12:45 në Batincë, babai i S.D. është sjellë në mënyrë agresive ndaj denoncuesit dhe e ka kërcënuar me një send druri. Më pas, S.D. e ka kërcënuar se do të përdorë armë zjarri nëse ai e denoncon babanë e tij.

Pas ndërmarrjes së masave, policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe nën rrobat e djalit të mitur të S.D. janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo