Ambasadori Denion Meidani uron 7 Marsin: Të kesh prindër mësues do të thotë të kesh mësimin me vete çdo ditë
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për të gjithë mësuesit.
Përmes një postimi, ai theksoi rëndësinë e figurës së mësuesit në formimin e brezave dhe kujtoi se vetë është rritur në një familje mësuesish informon Tetovasot.
“Jam rritur mes librave, tregimeve dhe këshillave të dy njerëzve që jo vetëm më mësuan si të lexoj, por edhe si ta kuptoj botën. Të kesh prindër mësues do të thotë të kesh mësimin me vete çdo ditë të jetës”, ka shkruar Meidani.
Ai shprehu falënderim për të gjithë mësuesit për kontributin e tyre në edukimin e brezave, duke theksuar se mësimet e tyre mbeten të vlefshme jo vetëm në klasë, por edhe në jetën e përditshme. TS