Zjarri në një mini-deponi në Bogovinë u lokalizua shpejt





“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zjarrfikësve të Njësitit tonë Territorial, u bë e mundur shuarja në kohë e zjarrit që shpërtheu mbi vendbanimin Bogovinë, në deponinë e egër përskaj rrugës për në fshatin Selcë”, ka shkruar kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Tutje, ai ka falenderuar njësitin e Zajrrfikësve, për reagimin e shpejtë dhe efikas.

“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për zjarrfikësit tanë për përkushtimin, guximin dhe punën e tyre të palodhur në mbrojtje të qytetarëve dhe mjedisit. Njëkohësisht bëj APEL tek të gjithë qytetarët që të tregojmë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj ambientit.

Hedhja e mbeturinave në vende të papërshtatshme, veçanërisht në zona malore dhe hapësira publike, përbën rrezik serioz për zjarre, ndotje të mjedisit dhe për shëndetin e popullsisë. Ta mbajmë komunën tonë të pastër dhe të sigurt për të gjithë!”, ka theksuar, Abazi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo