Pak pasi Presidenti tha se do t’i ndalë sulmet ndaj fqinjëve, raketat iraniane godasin Bahrejnin dhe Katarin
Sirena alarmi janë dëgjuar në të gjithë Bahrejnin të shtunën, ndërsa një alarm sigurie është dërguar në telefonat mobilë në Doha, Katar.
“Niveli i kërcënimit të sigurisë është rritur”, thanë autoritetet e Katarit në njoftim. “Të gjithë kërkohen të qëndrojnë brenda, të përmbahen nga dalja jashtë dhe të qëndrojnë larg dritareve dhe zonave të ekspozuara, për të garantuar sigurinë publike”.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit më vonë tha se një sulm me raketë balistike nga Irani ishte penguar.
“Kërcënimi i sigurisë është eliminuar dhe situata është kthyer në normalitet”, thanë autoritetet në një mesazh pasues.
Pothuajse në të njëjtën kohë me këto alarme, mediat shtetërore iraniane thanë se ishte nisur një sulm i kombinuar me raketa dhe dronë drejt Katarit dhe Bahreinit.
Ndërkaq, pak kohë më parë, presidenti i vendit, u kërkoi falje vendeve arabe të Gjirit në një fjalim të pazakontë të shtunën në mëngjes, duke thënë se Teherani do të ndalë goditjet ndaj fqinjëve të tij, përveç nëse ndonjë sulm ndaj Iranit do të vijë nga territori i këtyre vendeve.