A do bëhet VREDI me dy kryetarë apo kryesi me rrotacion?

Në lëvizjen VREDI mes ladutërisë dhe babëbzitjes për poste partiake, por bëhen llogaritë e fundit sesi do të duket funksionimin i saj me dy apo më shumë kryetarë, ku pritshmëritë janë se ajo do ketë dy bashkëkryetarë, dy nën kryetarë dhe një sekretar gjeneral.

Izeti dhe Bili janë favoritë në këtë garë për të kapur fronin me dy kryetarë, ndërsa Sali dhe Qoku duken të mënjanuar nga kreu i VREDI-t dhe mendohet se do të mjaftohen vetëm si nënkryetarë.
Sa i takon Fetait, sipas të gjitha gjasave do mbetet jashtë kryesisë pas fraksionit të ri brenda aleancistëve.

A do të ngrihet më këmbë VREDI si forcë politike e vetme apo me paterica e Mickos, pritet të shihet brenda dy javëve të ardhshme mes grindjeve dhe pabarazisë së ndarjes së posteve brenda partisë së tyre.

Pafuqia e tyre doli në sipërfaqe kur së fundmi ministri i Drejtësisë, shvinisti Fillkov, u shpreh hapur se provimi i jurisprudencës nuk do të jepet në gjuhën shqipe për studentët shqiptarë, ku edhe pas këtyre qëndrimeve shovene vredistët heshtën dhe nuk reaguan per te na thënë sesi ata e bënë “ndryshimin” me paraqitjet e fundit antishqiptare të Janevskës, Fillkovit dhe Stoilkoviqit ndaj shqiptarëve.

Sido që të jetë, VREDI zhgënjeu shqiptarët me ndryshimin që nuk ndodhi përveç se ne letër, si mjet propagandistik që tërhoqi turmat e shashtisura se me ta do të bëheshin ndryshimet kushtetuese, ku do të shlyhej nofka e turpit në kushtetutë si 20%, megjithatë, ndryshimet kushtetuese nuk u bënë as ka gjasa që të bëhen në një të ardhme të afërt me këtë qeveri dhe me një kryekomit ne krye te saj si Micko.

Ndaj, nëse VREDI bëhet me dy kryetarë apo me rrotacion, ajo mbetet një parti satelite që tërhiqet për veshi nga despoti Micko sa herë që zihen dhe qurraviten për pakënaqësitë e tyre.

Medai Shaholli

A do bëhet VREDI me dy kryetarë apo kryesi me rrotacion?

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo