Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në ambientet e Komunës së Çairit mirëpriti përfaqësues të arsimit dhe pensionistë të arsimit, ku u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar dhe për kontributin e tyre shumëvjeçar në edukimin e brezave të rinj.
“Mësuesit janë themeli i çdo shoqërie të shëndoshë dhe çdo arritje e brezave të rinj është rezultat i përkushtimit dhe punës së tyre. Për këtë arsye, arsimi mbetet prioritet i vazhdueshëm për Komunën e Çairit,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Komuna e Çairit po vazhdon investimet në arsim përmes pajisjes së shkollave, rinovimit të objekteve ekzistuese dhe ndërtimit të dy shkollave moderne “Mit’hat Frashëri” dhe “Victory”, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti, Kryetari Mexhiti uroi të gjithë mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin, punën dhe kontributin e tyre të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

