Për herë të parë, Marsi i Jasharajve edhe në Evropë, Adnan Azizi fton gjithë shqiptarët të marrin pjesë
Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, njoftoi se më 8 mars do të jetë në Firencë të Italisë, së bashku me Lulzim Jasharin dhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, në Manifestimin Përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë”, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.
Ai ftoi të gjithë shqiptarët në Firencë dhe në gjithë Itali që të marrin pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore.
“Më 8 mars, bashkë me Lulzim Jasharin dhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, jemi në Firencë të Italisë, në Manifestimin Përkujtimor “Kushtrimi i Lirisë”, për nder të sakrificës së familjes Jashari.
Ftoj të gjithë shqiptarët në Firencë dhe gjithandej Italisë që të marrin pjesë në këtë manifestim të jashtëzakonshëm kombëtar e kulturor!”, shkroi deputeti Adnan Azizi.