“Tetovasot” mëson se një 24-vjeçar nga rajoni i Gostivarit është arrestuar për dhunë në familje.
Më 05.03.2026 rreth orës 05:40, policia nga OVR Gostivar ka privuar nga liria E.A. (24) nga rajoni i Gostivar.
Ai dyshohet se në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 23-vjeçare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.