Arrestohet një banor i Kërçovës, raportoi rrejshëm për bombë në REK “Osllomej” që të dilte më herët nga puna
Më 05.03.2026 në ora 03:30, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Oslomejit kanë privuar nga liria personin R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në REK Oslomej.
Ai, në ora 02:25, i kishte dërguar një mesazh shefit të tij duke e informuar se kishte njohuri se në një nga repartet e REK “Oslomej” ishte vendosur një bombë.
Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera së bashku me sigurimin, zyrtarët policorë konstatuan se nuk kishte bombë dhe se bëhej fjalë për një raportim të rremë.
Pas veprimeve të mëtejshme, R.B. u gjet në një shtëpi vikendi në fshatin Oslomej të Kërçovës dhe u privua nga liria. Ai pranoi se raportimi ishte i rremë dhe se e kishte shpikur historinë për të dalë më herët nga puna.
R.B. është ndaluar në Stacionin Policor në Kërçovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.