Ndalet në Tetovë një grua nga Shkupi – voziste pa patentë shoferi





“Në Tetovë, policia arrestoi një 29-vjeçare nga Shkupi e cila u kap duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.”

Më 03.03.2026, në ora 18:50, në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e privuan nga liria D.R. (29) nga Shkup.

Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën “Marshal Tito”, është ndalur një veturë e tipit Volkswagen Polo me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte ajo, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk posedonte patentë shoferi.
Veturës i është bërë sekuestrim dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngritet kallëzim përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo