Mexhiti: Investim prej 1 milion euro për pishinën moderne në Sh.F. “7 Marsi”





Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot vendosi gurthemelin e një prej projekteve më të rëndësishme sportive për brezin e ri në komunë. Në hapësirat e Shkollës Fillore “7 Marsi” ka nisur ndërtimi i një pishine moderne, investim me vlerë rreth 1 milion euro, që do t’i shërbejë nxënësve dhe gjithë komunitetit.

Objekti sportiv do të ketë dimensione bashkëkohore, me gjatësi 25 metra dhe gjerësi 8.80 metra, ndërsa thellësia e pishinës do të jetë e përshtatur për mësim dhe stërvitje. Projekti synon të krijojë kushte të sigurta dhe profesionale për mësimin e notit, zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe organizimin e garave.

Pishina do të pajiset me garderoba të veçanta, dushe, hapësira për trajnerë dhe pajisje moderne, duke përmbushur standardet e sigurisë dhe efikasitetit energjetik.

“Sot po vendosim themelet e një investimi që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e sportit dhe edukimin e brezave të rinj. Kjo pishinë nuk është vetëm një objekt sportiv, por një hapësirë ku do të rriten kampionë, do të trajnohen profesionistë të rinj dhe do të zhvillohet një kulturë e re sportive në Çair,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive në komunë dhe krijimin e kushteve moderne për aktivitetet sportive dhe rekreative të qytetarëve.

Mexhiti: Investim prej 1 milion euro për pishinën moderne në Sh.F. “7 Marsi”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo