Vetë prania e njeriut të parë të NATO-s, Mark Rutte, në vendin tonë është një tregues i qartë se NATO është me ne dhe se Aleanca do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato sulmohen, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shkup.
E pyetur nëse ende qëndron në qëndrimin e saj të para disa ditëve, kur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se nuk sheh kërcënime për sigurinë e vendit tonë, Davkova u shpreh:
“Në fjalimin e tij u konfirmua se NATO do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato gjenden në një situatë ku mund të sulmohen”, tha Davkova.