2 mars 2026, Shkup – Në realizimin e investimeve kapitale u arrit rritje e lartë prej 179.7% gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave për realizimin e buxhetit që nga 27 shkurti, gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, u realizuan gjithsej 8.1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 179.7% ose në vlerë absolute, ku gjatë dy muajve të këtij viti krahasuar me dy muajt e vitit 2025 ka realizim më të lartë të investimeve kapitale në vlerë prej 5.2 miliardë denarëve.
Në Buxhetin e vitit 2026, shpenzimet kapitale janë projektuar në vlerë prej 40.1 miliardë denarëve. Njëkohësisht, është planifikuar realizimi i projekteve infrastrukturore, energjetike, projekteve kapitale në fushën e transportit, infrastrukturës komunale dhe lokale për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu, me këtë buxhet është planifikuar vlerë prej 2.1 miliardë denarëve për realizimin e projekteve kapitale në komuna.
Nga 40.1 miliardë denarë mjete të planifikuara, 8.1 miliardë denarë ose 20.12% e vlerës së planifikuar janë realizuar gjatë muajve të parë.
Realizimi i buxhetit për dy muajt e parë të vitit është në përputhje me planin.