Një lehonë e lindur në vitin 1991 ka ndërruar jetë të shtunën në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri, disa orë pasi i ishte nënshtruar një operacioni cezarian.
Lajmi u bë i ditur nga “Sloboden Peçat”, duke u thirrur në burimet e veta. Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar informacionin dhe njoftoi se ka marrë njoftim nga spitali se rasti është shqyrtuar sot nga komisioni për cilësi. Autoritetet paralajmëruan se informacione më të detajuara do të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.