
Modelja shqiptare nga Kosova, e cila frekuenton shpesh Dubai-n, Morena Taraku ka reaguar pas tensioneve dhe sulmeve iraniane që tronditën qytetin. Ajo ka publikuar një mesazh qetësues për ndjekësit e saj:
“Faleminderit shume per kujdesin, jam mire, jam e qetë dhe jam me Zotin“, ka shkruar modelja shqiptare.
Ky reagim vjen pas një periudhe shqetësuese për shumë vizitorë dhe turistë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku disa fluturime u anuluan dhe aeroportet u mbyllën përkohësisht për shkak të sulmeve me raketa dhe tensioneve rajonale.
