Ish zv/ministri Flakron Bexheti braktis Arben Taravarin bashkohet me Azir Aliun





Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Flakron Bexheti, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari, është parë mbrëmë në një iftar të përbashkët me Azir Aliun dhe Latif Arifin.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyet e largimit të Bexhetit nga krahu i Taravarit, por prania e tij në këtë takim shihet si sinjal i afrimit me grupin që synon bashkimin e fraksioneve të ASH-së ose krijim e një ASH-je të re për të qenë pjesë e qeverisë, përcjell TS.

Ndërkohë, Azir Aliu, Latif Arifi dhe Mimoza Musa janë shkëputur nga Arben Fetahu, duke marrë me vete edhe deputetin e pavarur Ilir Demiri. Ata kanë deklaruar se synojnë forcimin e asaj që e quajnë “ASH-ja e vërtetë”, duke thelluar edhe më tej ndarjet brenda subjektit.

Aktualisht mbetet e paqartë se cili krah përfaqëson forcën më të madhe politike të ASH-së, ASHpja e Ziadin Selës, e Arben Taravarit, e Arben Fetahut apo grupimi i Azir Aliut dhe Latif Arifit?

Në anën tjetër, edhe koalicioni VLEN po përballet me sfida të brendshme. Ndonëse janë përafruar qëndrimet për krijimin e një partie të përbashkët, Alternativa ende nuk ka dhënë dritë jeshile për shkrirjen në kuadër të VLEN-it. Ndërkohë, Fatmir Limani ka vijuar me kritikat e tij, duke i cilësuar liderët e VLEN-it si “katër gjela”, në një metaforë që nënkupton rivalitet dhe mungesë lidershipi të qartë brenda koalicionit./TS/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo