Dje në orën 12:30, në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, saktësisht te “Kryqëzimi i Oslomejit”, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tre automjete udhëtarësh me targa të Kërçovës, konkretisht një “Audi A3” i drejtuar nga F.A. (24 vjeç) nga fshati Zajaz, një “Audi Q5” i drejtuar nga G.S. (31 vjeç) nga fshati Dllapkin Doll dhe një “Seat” i drejtuar nga N.R. (56 vjeç) nga fshati Baçisht, ku si pasojë e përplasjes lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi A3”, pasagjerja S.A. (51 vjeçe) nga Zajazi si dhe drejtuesi tjetër G.S., ndërsa ekipe të policisë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.