Gashi – Grliq Radman: Mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme për eurointegrimet





Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me
ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq
Radman, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në vend. Në këtë takim ishte e
pranishme edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Duke i uruar mirëseardhje të përzemërt në shtëpinë ligjvënëse përfaqësuesit të lartë të një
shteti mik dhe të afërt, Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme
dhe të fuqishme që Republika e Kroacisë i jep perspektivës evropiane të shtetit, si dhe për
bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh që zhvillohet në frymën e respektit të ndërsjellë,
Gashi – Grliq Radman: Mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme për eurointegrimet

mirëkuptimit, solidaritetit dhe partneritetit. Ai theksoi se vlerësohet veçanërisht gatishmëria
e Kroacisë për të dhënë ekspertizën dhe përvojën e saj të çmuar nga procesi i anëtarësimit
dhe zhvillimi i negociatave për anëtarësim.
U theksua edhe rëndësia e aleancës dhe bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, ku të dy
shtetet janë të përkushtuara fuqishëm për promovimin dhe shkëmbimin e vlerave, parimeve
dhe përgjegjësive të përbashkëta të Aleancës.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se politika e zgjerimit të Bashkimi Evropian paraqet
investim strategjik në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, si dhe të të gjithë
kontinentit evropian, kurse u përshëndet gjithashtu harmonizimi i plotë me politikën e
përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, me ç’rast Republika e Maqedonisë së
Veriut ka dëshmuar se është një partner kredibil.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe
Republika e Kroacisë kanë kultivuar gjithmonë marrëdhënie miqësore, të bazuara në
respekt të lartë për të drejtat njerëzore, kombëtare dhe kulturore të pakicave që studiojnë,
punojnë ose jetojnë në të dy shtetet, duke përfaqësuar një shembull pozitiv në rajon dhe
më gjerë.

Në fund, Kryetari Gashi shprehu bindjen se vizita e ministrit Grliq Radman do të kontribuojë
në përforcimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të
gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut do të
vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e fuqishme kroate për integrimin e saj në Bashkimin
Evropian.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo