“Shqiptarët në RMV, shtetformues”/ Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe, nuk është vetëm çështje teknike





Presidenti Bajram Begaj: Shqiptarët këtu janë shtetformues, janë bashkëpunues. Faktorët shqiptare dhe mbeten kyç për stabilitetin politik. Shqiptarët dhe maqedonasit një urë e fortë për bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz, dhe zbatimi i ligjit i gjuhës shqipe dhe ruajtja e mekanizmave të barazisë, nuk janë vetëm çështje teknike. Ne në jetën tonë mësojmë nga mësimet e së shkuarës dhe koha na ka mësuar se çdo vendimmarrje e balancuar është shumë e domosdoshme për etnitë. Të nderuar pjesëmarrës, folëm gjithashtu për integrimin europian, i cili është një projekt i përbashkët dhe drejtim strategjik i gjithë rajonit tonë. Për ne është i rëndësishëm integrimi, të mbyllim kapitujt deri në vitin 2027 dhe të jemi anëtarë deri në vitin 2030. Ne duhet që të punojmë së bashku dhe Shqipëria mbështet Maqedoninë në këtë rrugë të integrimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo