Shkëndija U17 triumfon me përmbysje spektakolare – fitorja 4:3 ndaj Skopjes i mban kuqezinjtë fuqishëm në garë për titull





KF Shkëndija Tetovë U17, nën drejtimin e trajnerit Agron Memedi, ka regjistruar një fitore dramatike dhe shumë të vlefshme me përmbysje ndaj FK Skopje AD U17, duke triumfuar me rezultatin 4:3 informon Tetovasot.

Në një ndeshje tejet emocionuese dhe me shumë kthesa në rezultat, të rinjtë e Shkëndijës treguan karakter dhe forcë mentale, duke arritur një përmbysje që i mban fuqishëm në garë për titullin kampion.

Me këtë fitore, Shkëndija U17 ka arritur kuotën e 41 pikëve dhe ndodhet vetëm dy pikë pas liderit, skuadrës së FK Makedonija Gjorçe Petrov U17.

Skuadra tetovare vazhdon të dëshmojë se ka një përbërje shumë cilësore dhe një grup lojtarësh që po rriten ndeshje pas ndeshjeje, duke e mbajtur gjallë objektivin madhor – titullin kampion.

Deklarata e trajnerit Agron Memedi

“Jam jashtëzakonisht krenar për reagimin e djemve. Ishte një ndeshje e vështirë, me shumë presion dhe momente të rënda, por ekipi tregoi karakter, besim dhe shpirt gare. Kjo fitore na mban në garë të drejtpërdrejtë për titull dhe na jep motiv shtesë për vazhdimin e kampionatit.”Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo