Derbi i madh i xhiros së dytë në Tetovë: Shkëndija U15 – Vardari U15, përballje gjigandësh në futbollin vendor
KF Shkëndija Tetovë U15 do të përballet në Tetovë me FK Vardar Shkup U15, në derbin më të fortë të xhiros së dytë në konkurrencën e gjeneratave të reja informon Tetovasot.
Gjenerata U15 që drejtohet nga trajneri i njohur Ibrahim Luma vjen në këtë ndeshje me ambicie të mëdha, përballë një rivali tradicional si Vardari, në një duel që pritet të ofrojë futboll cilësor dhe rivalitet të fortë sportiv.
Kjo përballje konsiderohet si duel i dy prej akademive më të njohura në futbollin vendor, ndërsa në fushë do të zbresë një gjeneratë e mbushur me talente që pritet të jenë e ardhmja e futbollit në vend.
Deklarata e trajnerit Ibrahim Luma
“Na pret një ndeshje shumë e fortë ndaj një kundërshtari me emër dhe traditë. Për ne është test i rëndësishëm për të parë sa kemi avancuar si ekip. Kjo gjeneratë ka potencial të madh, ka disiplinë dhe mentalitet gare. Do të kërkojmë të tregojmë identitetin tonë në fushë dhe t’i gëzojmë tifozët me lojë të bukur dhe të guximshme.”