Dje janë privuar nga liria 15 shoferë për shkak të vozitjes pa patentë shoferi, me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit





Gjatë ditës së djeshme (27.02.2026), nëpunës policorë në të gjithë territorin e vendit privuan nga liria 15 shoferë. Prej tyre, gjashtë për vozitje të automjetit nën ndikimin e alkoolit, në territorin e Dellçevës, Kërçovës, Gjevgjelisë me rrethinë dhe dy në territorin e Shkupit. Po ashtu, pesë persona janë privuar nga liria për shkak se kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, në territorin e Shkupit, Gradskos, Sveti Nikollës, Prilepit dhe rrethinës së Negotinës. Katër shoferë janë privuar nga liria për shkak të vozitjes me ndalim për drejtimin e automjetit të kategorisë B, përkatësisht një në Gjevgjeli, një në Shkup dhe dy në rrethinën e Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa dhënien e provimit për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e mjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për siguri në trafik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo