Fenerbahce vazhdon të komandojë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 29-të.
Kampionët turq janë të vetmit që kanë kanë arritur mbi 20 fitore, duke mundur 81-78 Partizan Beograd.
Në vendin e dytë ndodhet surpriza Valencia Basket, që triumfoi 108-79 ndaj Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll. Më pas, në vendin e tretë e të katërt, me nga 18 fitore secila, ndodhen Olympiacos dhe Real Madrid.
Grekët u mundën 99-94 nga Zalgiris Kaunas, ndërsa spanjollët fituan 93-70 ndaj Bayern Munich. Në zonën play off ndodhen edhe Hapoel Tel Aviv e Zalgiris, ndërkohë që një betejë e fortë vazhdon edhe për zonën play in, ku ndodhet edhe Barcelona.
Ndeshjet
Fenerbahce – Partizan Beograd, 81-78
Zalgiris Kaunas – Olympiacos, 99-94
Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 91-81
Virtus Bologna – Barcelona, 85-80
Dubai Basketball – Villeurbanne, 96-85
Monaco – Maccabi Tel Aviv, 86-91
Hapoel Tel Aviv – Armani Milano, 92-86
Baskonia Gasteiz – Valencia Basket, 79-108
Real Madrid – Bayern Munich, 93-70
Panathinaikos – Paris Basketball, 99-104