Më 27 shkurt 2026, rreth orës 17:10, në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin me iniciale N.A. (23 vjeç), banues në fshatin Çegran.
Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit „BMW“ me targa të Gostivarit, policia konstatoi se i riu po drejtonte mjetin edhe pse kishte një ndalesë aktive për drejtimin e automjeteve të kategorisë B. Automjeti është konfiskuar menjëherë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
Një 51-vjeçar nga Tetova ka përfunduar në duart e policisë mbrëmjen e djeshme pasi u kap duke drejtuar mjetin në kundërshtim me ligjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas njoftimit zyrtar, policët e SPB Tetovë kanë ndaluar automjetin „Skoda“ me targa të Tetovës, që drejtohej nga K.I. (51). Pas verifikimit, u vërtetua se personi në fjalë kishte ndalesë aktive për drejtimin e mjetit. Policia ka sekuestruar makinën dhe po përgatit fletë-denoncimin përkatës për shkelësin.