Anëtarësim i vendit në BE pa të drejtë vote, është më mirë se sa qëndrimi në sallën e pritjes prapa dyerve të BE-së. Kështu deklaroi ish zv kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në intervistën në Alsat. Ai tha se një kërkesë e tillë e kanë edhe shtetet fqinje, Shqipëria dhe Serbia, të cilët po ashtu vlerësojnë se një formë e tillë e anëtarësimit është i dobishëm për vendin dhe bizneset.
” Këtë vit mbushim 21 vjet pritje në sallën e pritjes, përpara derës së BE-së dhe në këtë kuptim, sipas meje, çfarë do qoftë gjë konkrete, që do të jetë një shtesë për jetën e qytetarëve dhe bizneseve tona, është më e mirë se sa salla e pritjeve. Shumë popuj ballkanikë e kanë një shprehje, më mirë harabel në dorë, se sa një pëllumb në degë. Domethënë çfarë do qoftë konkrete, që është e prekshme që është e dobishme për rrjetën e qytetarëve tanë është punë e mirë”, tha Nikolla Dimitrov, ish zv. Kryeministër për Çështje Evropiane.
Nga ana tjetër drejtori Ekzekutiv i Eurothink, Dimitar Nikollovski theksoi se për momentin nuk shihet ndonjë sinjal pozitiv në rrugën euro-integruese të vendit.
“Për dritë në fund të tunelit nuk mund të premtoj sepse për fat të keq sinjalet që i dërgon qeveria ynë në këtë moment, nuk e premtojnë një gjë të tillë. Megjithatë duhet t’ua pranojmë dhe t’u jepen merita, për atë që tentojnë të jenë kreativë në periudhën nga bllokimi dhe zhbllokimi…. për shembull ndryshimet kushtetuese të jenë me afat të prolonguar, të ketë garanci të veçanta dhe mbrojtje e identitetit tonë, gjuhës dhe historisë…..Për fat të keq asnjë sinjal pozitiv nuk kemi marrë për asnjërën nga këto propozime të Qeverisë”, u shpreh Dimitar Nikollovski, Drejtor Ekzekutiv, Eurothink.
Ditë më parë, eurodeputeti Tomas Vajc, përpara Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian e prezantoi draft raportin vjetor për përparimin e vendit. Në raport theksohet nevoja për reformat dhe ndryshimet kushtetuese.