Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për dëshminë që po jep ish-presidenti Bill Clinton para Komitetit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein.
“Nuk më pëlqen ta shoh të dëshmojë,” tha Trump, duke komentuar për Clinton.
“Por sigurisht që ata më kanë sulmuar mua më shumë se kaq.”- ka vijuar ai.
Reagimi i Trump vjen ndërsa Clinton po përballet me pyetje për lidhjet dhe angazhimet e tij në kontekstin e hetimeve për Epstein, duke ngjallur interes të madh në media dhe opinioni publik amerikan.