Ministria e Transportit shpalli thirrje publike për prokurimin e 150 autobusëve elektrikë në Maqedoni
Ministria e Transportit ka shpallur thirrje publike për prokurimin e 150 autobusëve elektrikë dhe 75 karikuesve.
Sipas kritereve në thirrjen publike, ofertuesi që do të zgjidhet si më i favorshmi është i detyruar të prodhojë dhe të dorëzojë 30 autobusë brenda gjashtë muajve, 60 autobusë brenda 12 muajve dhe 60 autobusë të tjerë brenda 18 muajve.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është 30 marsi 2026.
Sipas planit të prokurimit, 100 autobusë janë të destinuar për Qytetin e Shkupit, dhe 50 të tjerët për komunat.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha në një intervistë për Sitel në fillim të kësaj jave se është i bindur se dërgesa e parë e autobusëve të rinj për kryeqytetin do të mbërrijë deri në qershor ose korrik të këtij viti, gjë që do ta lehtësojë ndjeshëm krizën me transportin publik të qytetit.