Mickoski: Punojmë në rastet me drogën ilegale, do ta pastrojmë shtetin nga kriminelët politikë





“Janë kryer inspektime ndaj disa personave juridikë. Gjashtë prej tyre tashmë u janë hequr licencat, ndërsa disa të tjerëve do t’u hiqen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, sepse nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin. Për personat ndaj të cilëve tashmë është hapur hetim, ata që kanë kallëzim penal dhe tek të cilët është sekuestruar kjo lule kanabisi, do të nisë procesi dhe supozoj, në kuadër të atij procesi do të dëgjojmë dhe do të shohim çfarë ka ndodhur” – deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në Ditarin e televizionit Sitel lidhur me temën e sasive të gjetura të marijuanës ilegale në Maqedoni.

Më kujtohet se një pjesë e qeverisë së mëparshme shkonte edhe një hap më tej, duke dashur të shpallte zona ku do të konsumohej në një qytet në jugperëndim dhe një qytet në juglindje të Maqedonisë. Ajo strategji zhvillimore e kanabisit e qeverisë së kaluar do të ketë pasoja edhe në dhjetë vitet e ardhshme. Dua t’u dërgoj mesazh të qartë qytetarëve, si për rastin e parë me Grubin ashtu edhe për këtë të dytin, që të jenë të qetë. Situata është nën kontroll. Ashtu siç u pastruan rrugët nga krimi, po vjen koha kur do ta pastrojmë shtetin nga kriminelët politikë që kanë lënë gjurmë të mëdha në të kaluarën, por fatkeqësisht, për shkak të politikave të tyre, edhe në vitet në vijim do të duhet të përballemi me këto politika të dëmshme dhe joshtetërore të kanabisit” – konkludoi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo