Suat Shaqiri mirëpret Presidentin Bajram Begaj: Çashka në një moment historik për unitetin dhe forcimin kombëtar!

Sot, Komuna e Çashkës pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Vizita e tij u vlerësua si një moment i veçantë për komunën dhe për të gjithë qytetarët e saj, duke shënuar një ngjarje me rëndësi institucionale dhe kombëtare.

Në cilësinë e kryetarit të komunës, Suat Shaqiri zhvilloi një takim të hapur dhe konstruktiv me Presidentin Begaj, ku u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e frymës multietnike në Çashkë. Gjatë bisedës u theksua rëndësia që çdo qytetar, pa dallim etnie apo përkatësie, të ndihet i barabartë, i respektuar dhe i përfaqësuar denjësisht në institucionet lokale. njofton TS.

Kryetari Shaqiri shprehu mirënjohje të veçantë për administratën komunale për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në organizimin e kësaj vizite zyrtare, e cila u realizua me sukses falë një koordinimi të mirë institucional.

Një falënderim i posaçëm iu drejtua qytetarëve shqiptarë për mikpritjen e ngrohtë që i rezervuan Presidentit në vendlindjen e kryetarit, Jabollçishtë e Epërme, si dhe në fshatrat Jabollçishtë e Poshtme, Vranofcë, Banjicë, Sogle, Otishtinë, Ellovëc dhe Mellnicë. Gjithashtu, mirënjohje u shpreh për udhëheqësinë e Shkollës Fillore “Liria”, drejtorin dhe zëvendësdrejtorin, si dhe për të gjithë arsimtarët, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në pritjen e Presidentit.

Kryetari theksoi se ky moment i rëndësishëm nuk do të ishte i plotë pa kontributin e çmuar të mërgatës, e cila tre muaj më parë ofroi mbështetje të madhe, duke dëshmuar lidhjen e fortë me vendlindjen dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të saj.

Në përmbyllje, u theksua se këto janë frytet e një pune dhe angazhimi të përbashkët për zhvillimin dhe forcimin e elementit kombëtar. Mesazhi përfundimtar ishte një thirrje për unitet, përtej dallimeve fetare apo kombëtare, me bindjen se vetëm të bashkuar mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë dhe të sigurohen të mirat e përbashkëta për të gjithë qytetarët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo