Moti sot: Diell dhe vranësira të lehta, temperaturat arrijnë deri në 16 gradë celcius





Sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e një moti kryesisht me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale.

​Mëngjesi ka nisur i ftohtë, me temperatura minimale që kanë lëvizur nga -4 deri në 5°C, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e ndjeshme, ku maksimalet do të prekin vlerat nga 9 deri në 16°C. Përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të fryjë një erë e përforcuar nga drejtimi verior, sidomos gjatë orëve të paradites.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo