Sherr në një familjen gostivarase: Babë e bir rrihen keq nën efektin e alkoolit





Një përplasje e dhunshme ka tronditur një familje në Gostivar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Më datë 25.02.2026, rreth orës 00:10, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një 47-vjeçar dhe djalin e tij 26-vjeçar.

Sipas raportimit zyrtar, pas një zënke verbale në shtëpinë e tyre, situata ka degraduar në dhunë fizike ku babë e bir janë rrahur mes vete. Pas ndërhyrjes së policisë dhe masave të ndërmarra, është konstatuar se të dy personat ishin nën ndikimin e alkoolit.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo