Tetë shoferë u arrestuan dje për drejtim mjeti pa patentë, nën ndalimin aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit





Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë në të gjithë territorin e shtetit kanë privuar nga liria tetë shoferë, prej të cilëve gjashtë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, një me ndalim aktiv të drejtimit të mjetit të kategorisë B dhe një nën ndikimin e alkoolit.

Tre shoferë nga Tetova, mes të cilëve edhe një i mitur, si dhe nga një në Kumanovë, Strumicë dhe Prilep, kanë drejtuar mjetet pa pasur patentë shoferi. Ndërkohë, një shofer në Strugë është kapur duke drejtuar mjetin edhe pse kishte masë ndalimi për kategorinë B, ndërsa një tjetër në komunën e Ilindenit po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë mjetet pa provim të dhënë apo nën ndikimin e alkoolit, me qëllim që të kontribuojnë bashkërisht për një siguri më të madhe në rrugë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo